Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në portën e shtëpisë së dy vëllezërve

Fushë Krujë - Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në portën e një banese mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. (Foto ilustruese)Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut rreth orës 22:30 në lagjen "Kastriot" të këtij qyteti në banesën në pronësi të dy vëllezërve Ardian dhe Fatmir Miri.Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar, pasi askush nuk ka qënë pranë portës ku ishte vënë eksplozivi.Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, policia ka nisur marrjen në pyetje të të afërmëve dhe fqinjëve të dy vëllezërve.Ende nuk dihet motive pse u vendos eksplozivi, por nga hetimet paraprake, si pistë kryesore e hetimit dyshohet ajo e një konflikti pronësie. Do të jetë dëshmia e pronarëve të banesws që do të çojë drejt zbulimit të kësaj ngjarjeje.Oranews.tv