Rama: Falemnderit shqiptarë, për 300 ditë na pranuan kandidatë në BE

Tiranë - Kryeministri Rama e ka konsideruar një fitore, pranimin e Shqipërisë si kandidate në BE brenda 300 ditëve dhe pikërisht për këtë i ka dërguar një falenderim, publikisht, qytetarëve shqiptarë.Në mesazhin e tij në Fb, Rama shkruan këtë mbrëmje:"FALEMINDERIT - Një komunikim në rrjetet rrugore e sociale me kosto zero për taksapaguesit që JU kushtohet të gjithëve JU! Pa JU asgjë që u bë realitet gjatë 300 ditëve të para të qeverisjes nuk do të ishte e mundur. Mbështetja JUAJ është themeli i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe burimi i pandërprerë i energjisë së qeverisjes sonë. Faleminderit për mbështetjen TUAJ! Ky është vetëm fillimi..."ar.sh/Oranews.tv