BE reagon për protestat në Maqedoni: Problemet etnike të zgjidhen me dialog
Bruksel- Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me dhunën ndëretnike në Maqedoni. Përmes zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, Brukseli zyrtar apelon klasën politike të bëhen bashkë për qetësuar situatën dhe shmangur aktet e dhunshme.“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe liderëve politik në vend që të bashkohen në frymën e dialogut konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve që rrënojnë mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre përmes mënyrës së qetë, por jo edhe të përfshihen në akte desktruktive dhe të dhunshme”, deklaroi Kocijancic.Deklarata e BE vjen pas paralajmërimeve për protesta të reja për të premten nga shqiptarët dhe maqedonasit. Kocijançiç theksoi se BE i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për qetësi dhe të përmbahen nga dhuna.Ai theksoi se BE qëndron pas deklaratës së përbashkët të Zyrës së BE, SHBA-ve, NATO dhe OSBE në Shkup, për qetësimin e gjendjes në Maqedoni dhe rikthimin e dialogut dhe mirëkuptimit.