Të rinjtë maqedonas kërkojnë “Vdekje për shqiptarët”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2014, 09:22
Maqedoni- Si kundërpërgjigje e protestave të shqiptarëve të cilët po kërkojnë drejtësi, një grup i të rinjve maqedonas ka dalë me transparentin “Vdekje për shqiptarët” (Smrt za shiptari).Transparenti është shpërndarë në rrejetet sociale, ndërsa në të shihen të rinjtë maqedonas me dorën lartë, simbolin e Hitlerit, me fanella me kryqe ortodokse dhe transparentin “Vdekje për shqiptarët”.Gjithashtu, në Facebook është hapur profil enkas për fyerjet ndaj shqiptarëve me moton “Vdekje për shqiptarët”, ku porosia kryesore është “të shtohen të vdekurit shqiptarë”./INA/