Krasniqi i premton Fules realizimin e prioriteteve të BE

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi priti sot komisionarin evropian për Zgjerim, Stefan Füle, me të cilin ka biseduar lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në dritën e Raportit të Progresit të dhe Studimit të Fizibilitetit për MSA-në.Sipas njoftimit, Füle ka paralajmëruar që pas disa muajsh të arrihen edhe marrëveshjet e para kontraktuale të BE-së me Kosovën, të cilat kanë të bëjnë me disa programe të dobishme për vendin tonë. Ai ka shfaqur kënaqësinë që Kosova po ecën përpara, duke përmendur edhe gjërat e reja, substanciale që përmban Raporti i sivjetmë i Progresit për Kosovën.Në të, ka theksuar Füle, për herë të parë përmendet mundësia e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke shtuar edhe përkufizimin e bërë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, që përfshin edhe respektimin e integritetit territorial, e që do t`iu hapë rrugën të dy vendeve për në BE.“Sa më e qartë të jetë korniza për Zgjerim e BE-së për Kosovën, aq më e madhe do të jetë përgjegjësia dhe roli i Kuvendit të Kosovës, si institucion demokratik, i cili duhet të fuqizohet vazhdimisht”, ka theksuar Füle.Ai ka sugjeruar që të gjitha ligjet që i miraton dhe të gjitha gjërat që i diskuton Parlamenti, të jenë në frymën e aqui communitare, sepse kjo do të jetë kusht për negociatat e ardhshme të Stabilizim-Asocimit, ka pohuar komisionari i BE-së, transmeton koha.Kryeparlamentari Krasniqi, ndërkaq, ka theksuar se legjislativi i vendit ka krijuar bazë të mirë profesionale dhe ka ngritur kapacitete jo vetëm për miratimin e ligjeve, por edhe për mbikëqyrjen e qeverisë dhe kontrollin e atyre agjencive që i përgjigjen Kuvendit.“Do t`i kryejmë të gjitha çështjet që kërkohen dhe varen nga ne”, e ka siguruar kreu i Kuvendit komisionarin Füle.Duke u ndërlidhë me bisedimet me Beogradin, që përmenden në Raportin e Progresit, Krasniqi ka theksuar se bisedimet për statusin politik të Kosovës kanë përfunduar në Vjenë, nga të cilat ka dalë Plani Ahtisaari, i cili është zbatuar në pjesën më të madhe të Kosovës dhe që në bashkëpunim me Brukselin dhe Washingtonin duhet të zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës.