Bisedimet teknike Prishtinë-Beograd vazhdojnë të martën

Grupet punuese të Beogradit dhe Prishtinës kanë arritur deri diku përparim në bisedimet për regjimin e doganave dhe taksave të tjera në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve (IBM), ka bërë të ditur Maja Kocijançiç, zëdhënëse e baroneshës Catherine Ashton.Ajo ka theksuar se bisedimet dyditëshe të ekspertëve të dy palëve për sot kanë përfunduar dhe se do të vazhdojnë pas katër ditësh, përkatësisht të martën.Qëllimi i dialogut teknik, gjatë të cilit është diskutuar çështjet e doganimit të mallit të dedikuar për veriun e Kosovës në vendkalimet kufitare të ngritura para pak javësh, ka qenë përgatitje e terrenit për raundin e ri të dialogut në nivel të lartë politik, i cili është caktuar për 17 janar. Në Bruksel pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç.