Daçiç: Do ta heqim përmendoren; KK i Preshevës: Lapidari mbetet aty
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se qeveria serbe do të heqë përmendoren e UÇPMB-së nëse nuk arrihet marrëveshje me autoritetet lokale.Daçiç ka thënë se kjo përmendore është vendosur aty në mënyrë të paligjshme, raportojnë mediat serbe.Po ashtu, kryeministri serb edhe njëherë e ka quajtur përmendoren si provokim për serbët që jetojnë në Preshevë dhe për ata që jetojnë në Serbi.Nga ana tjetër po sot 38 këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Preshevës, të gjithë shqiptarë, në mënyrë unanime ikanë votuar tri konkluzione që kanë të bëjnë me mosheqjen dhe moslëvizjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së.Sipas komunikatës së dërguar nga kreu i Preshevës Ragmi Mustafa, Kuvendi Komunal ka vlerësuar se gjendja politike dhe e sigurisë e qytetarëve është e lënduar dhe e rrezikuar nga deklaratat kërcënuese të krerëve më të lartë shtetëror të Serbisë.Kuvendi ka mbështetur aktvendimin e tij për caktimin e emërimit të qendrës së qytetit të Preshevës me emrin “Sheshi i Dëshmorëve”, si dhe që të mos ndërrohet lokacioni i lapidarit të dëshmorëve në këtë shesh. Këshilltarët e KK njëherësh i japin mbështetje përfaqësuesit politik për vazhdimin e dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe nën patronazhin e faktorit ndërkombëtarë.Kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa ka theksuar vendosmërinë për mos heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, ndërkohë që ka mbështetur konkluzionin për vazhdim të dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe, të mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar.