Greqi, sulm me bombola gazi shtëpive të 5 gazetarëve
Një seri sulmesh të koordinuara janë shënuar gjatë natës në banesat e 5 gazetarëve të njohur në Greqi.Persona të panjohur kanë vendosur bomba artizanale, në hyrje të banesave gazetarëve por për fat nga shpërthimet s`ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Shpërthimet kanë ndodhur në shtëpitë e gazetarëve Jorgos Ekonomu, Antonis Liaru, Petros Karsioti, A. Skilaku dhe Kristos Konstans, në Alimos, Shën Parasqevi, Likavitu, Penteli dhe Marusi. Gazetarët punojnë në TV Mega, Alfa TV, ndërsa njëri është drejtor i Agjencisë shtetërore të lajmeve.Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që partia SYRIZA deklaroi se “kjo është një tentativë e terrorizmit në hapësirën e hapur të mediave që është zona jetike e vendit”.Gazetari Jorgo Ekonomu ka deklaruar pas ngjarjes se ishte fat që nga shpërthimet nuk u vra askush. “Ajo që më tmerron është fakti, se ka njerëz që mendojnë këtë dhe mund të vrasin të tjerë të pafajshëm”, tha ai në TV Mega.