Rezoluta e Serbisë rrezikon dialogun me Kosovën

Presidenti dhe qeveria e Serbisë kanë arritur marrëveshje për dy dokumente të cilat kanë lidhje me Kosovën, për rezolutën që do të shkojë para deputetëve për miratim, dhe platformën, e cila nuk është bërë publike.Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters”, shkruan se Serbia ka dhënë sinjale se është e gatshme që të humbë kontrollin ndaj veriut të Kosovës, duke thënë se ky edhe shënon koncesionin më të madh të Beogradit, ndërsa po shkon drejt bisedimeve për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.Kryeministri serb, Ivica Daçiç, sipas Reuters ka thënë se minoriteti serb duhet të udhëhiqet nga institucionet e veta autonome në Kosovë, dhe jo nga ato që drejtohen nga shteti serb.“Ne kemi folur për institucionet e Serbisë, por, ajo që na duhet janë institucionet serbe, që njihen nga të gjithë pjesëmarrësit në proces(të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE)”, ka thënë ai.Ai nuk ka dhënë detaje se si do të funksionojnë këto institucione autonome.Por, Reuters shkruan se çdo shpërbërje e strukturave të shtetit serb në veri, do të shënojë një koncesion të madh nga ana e Beogradit, ndërsa koalicioni qeverisës i Dacic kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në në gjysmën e parë të vitit.“Kjo është hera e parë që sugjerojmë ekzistencën e komunitetit serb (në Kosovë) dhe autonominë e tij dhe ekzistencën e autoriteteve të Prishtinës, që në fund të ditës, ajo autonomi është pjesë e tyre”, ka thënë Dacic, për të shtuar se ky “është vizioni ynë se si të zgjidhim problemin e paralelizmit institucional”.Ndërkohë, agjencia e lajmeve, Associated Press shkruan se rezoluta e sotme që thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, mund të rrezikojë bisedimet e nisura mes dy vendeve.AP thotë se rezoluta kërkon autonomi të plotë për serbët e Kosovës.AP citon presidentin serb Nikoliç të ketë thënë se ai “nuk e sheh Kosovën si shtet të pavarur: dhe se rezoluta siguron që negociatorët serbë nuk do të rrezikojnë interesat kombëtarë në bisedimet e ardhshme me zyrtarët e Kosovës”.Siç transmetojnë mediat serbe, rezoluta përbëhet nga pesë pikë: që Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që dialogu me Prishtinën do të vazhdojë dhe se çdo progres në dialog duhet të shoqërohet me përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, pastaj që të zgjidhet statusi i veriut të Kosovës, si dhe që të ketë garanci të veçanta për të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve në jug të lumit Ibër.