Daçiç: Serbia do të jetë gjithmonë e pranishme në Kosovë

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se ekziston një unitet i madh i udhëheqjes serbe për platformën e rezolutën dhe se tani me tërë forcën po ecet drejt dy qëllimeve: zgjidhjen afatgjate të çështjes së Kosovës dhe për integrimin në BE.Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, Daçiç ka thënë se Serbia ka qenë dhe është e pranishme, kjo gjë nuk vihet në pikëpyetje dhe se ajo nuk do të lërë në baltë asnjë qytetar të saj, kudo që gjendet."Në platformë është propozuar një lloj autonomie e komunave serbe, përkatësisht bashkësi e komunave serbe. Ato duhet të kenë kompetencat e veta burimore. Serbia deri më tani këtë kurrë s’e ka bërë. Është dashur të punohet më herët për formimin e kësaj autonomie, e tani ajo që është bërë aty dhe gjendet. Kemi ardhur në situatën që dikush tani të kërkojë ta heqim e nuk dihet se organe të kujt janë dhe kujt do t’i përkasin”, ka shtuar DaçiçDaçiç po ashtu ka thënë se Serbia javën që vjen emëron zyrtarin serb në Prishtinë."Ende nuk i kemi përpunuar detajet rreth kandidatëve eventualë. Ne këtë nuk e konsiderojmë çështje kryesore politike pasi fjala është për personin teknik që duhet vetëm të realizojë komunikimin dhe të zgjidhë probleme të caktuara në implementimin e marrëveshjeve të arritura, për dallim nga Prishtina e cila qëllimisht përpiqet ta paraqesë si personalitet me statut diplomati apo se ajo është zyrë ndërlidhëse. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë", ka theksuar Daçiç