Lulzim Peci, ambasador i Kosovës në Beograd?
Ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, pritet të jetë përfaqësues i Kosovës në Serbi.Sipas mediave në Prishtinë Peci në një takim me ministrin e jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj ka pranuar të marrë këtë detyrë.Të propozuar për këtë post ishin edhe dy ambasadorë tjerë, ai në Britaninë e Madhe Ilir Dugolli dhe ambasadori në Maqedoni, Ylber Hysa.Megjithatë, fjala e fundit për ta emëruar një ambasador, si përfaqësues të Kosovës në Serbi, i takon kryeministrit të kosovës Hashim Thaçi, i cili është edhe autoriteti i vetëm që mund të ndryshojë diçka në lidhje me këtë emërim.Për hapjen e zyrave ndërlidhëse si në Beograd e Prishtinë, dy vendet kanë arritr një marrëveshje në takimin e fundit në bruksel. Zbatimin e kësaj marrëveshjeje do ta mundësojë BE, duke hapur zyrat e veta në Prishtinë e Beograd për përfaqësuesit e të dyja palëve.Ndërkohë edhe autoritetet serbe janë duke analizuar dy propozime për përfaqësuesin e tyre në Prishtinë.