Preshevë, dështojnë negociatat për përmendoren e UÇPMB-së

Kanë dështuar përpjekjet për gjetjen e një kompromisi për heqjen apo zhvendosjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës.Misioni i OSBE-së në Bujanoc, një ditë para fillimit të mbajtjes së seancave të kuvendeve të Preshevës dhe Buajnocit, ka organizuar një takim mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, atyre të Qeverisë së Serbisë dhe një numri të konsiderueshëm të sekretarëve të ambasadave të së ashtuquajturit “grup të miqve të Luginës.”Takim i cili është mbajt me dyer të mbyllura, ka zgjatur për më se katër orë, ndërkohë që është biseduar për çështjen e situatës politike dhe të sigurisë, të krijuar pas kërcënimeve të kreut shtetëror serb për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës dhe zotimit të përfaqësuesve të shqiptarëve për mbrojtjen e saj me të gjitha mjetet demokratike.Në takim përfaqësuesi i qeverisë serbe, Zoran Stankoviç i cili së fundi është emëruar në krye të Trupit Koordinues qeveritar për Jug të Serbisë, ka kërkuar nga pala shqiptare që Përmendorja e Dëshmorëve të UÇPMB-së të zhvendoset nga vendi aktual dhe të vendoset në oborrin e Xhamisë së qytetit, propozim ky që është kundërshtuar nga i tërë spektri politik shqiptarë.Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ka thënë se propozimet e qeveritarëve serb nuk pranohen dhe ata mbeten në qëndrimet e tyre.Ndërsa serbët kërkojnë heqjen e lapidarit të dëshmorëve  të UÇMB-së, xhandarmëria serbe tashmë ka bërë gati lapidarin gjigant në mes të vendbanimeve etnike shqiptare të Bujanocit për pjesëtarët e forcave milituare e paramilitare serbe të rënë në luftë me shqiptarët në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, lapidar ky për të cilin janë uzurpuar më se një mijë metra katrorë.