Nimic optimist për zgjidhjen e emrit, rikthehet në Greqi

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic pas takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë në Shkup të premten ka udhëtuar drejt Selanikut.Udhëtimi i tij drejt Greqisë ka qenë i papritur, pasi që vizita e tij në Shkup rrumbullakësonte vizitën e tij në rajon, në destinacionin Athinë – Shkup, për të propozuar ide dhe për të shqyrtuar procesin për gjetjen e një zgjidhje për kontestin e emrit.“Ne kemi folur për specifika, për mundësi të ndryshme dhe jo vetëm bisedime të përgjithshme. Kam shprehur disa ide dhe kam marrë reagime të theksuara. Pas vizitës time në Athinë dhe tani në Shkup kam një ndjenjë se ka interes të madh dhe kujdes serioz në raport me mundësitë për të gjetur zgjidhje. Kjo është shumë me rëndësi, pasi që është shumë lehtë për të thënë ejani të zgjidhim emrin dhe të flasim për çështje të përgjithshme. Por, të gjithë e kemi parasysh se kjo është çështje e interesit të lartë dhe duhet përkujdesje e madhe për zgjidhje“, theksoi Nimic, pas takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë, si ministrinë e jashtëm Nikolla Popovski, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov. Ai nënvizoi se ka krijuar bindje të fuqishme se zgjidhja e problemit është prioritet i lartë i kreut shtetëror të Maqedonisë.Në pyetjen e gazetarëve se vallë mund të thuhet se pas dy dekadave tani ka mundësi që të zgjidhet problemi, në mënyrë eksplicite u përgjigj "po".Nimic në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Gruevski në Qeveri nuk deshi të saktësojë se për çfarë ide dhe propozime bëhet fjalë që, siç tha, të mos e pengojë procesin."Jam i involvuar në këtë çështje nga vitit 1994 dhe nuk mund të them se bëhet fjalë për ide tejet të reja. Por, gjërat po ngrihen në nivele të tjera dhe në kontekste të tjera dhe konsideroj se çdoherë ekziston mundësi për kreativitet dhe të vihet deri në konkluzion pozitiv", tha Nimic.Ndërmjetësuesi theksoi se është i inkurajuar nga bisedimet në Shkup dhe Athinë dhe paralajmëroi se do ta përshpejtojë dinamikën e negociatave në Nju-Jork.