Greqi,vendi me papunësinë më të lartë në Europë

Greqia është  vendi me papunësinë më të lartë në Europë. Në muajin tetor 2012, papunësia në Greqi është rritur në nivelin e 26,8% të forcës aktive, duke regjistruar normën më të madhe ndonjëherë në ndonjë shtet anëtar, që prej themelimit të Bashkimit Europian.Norma e papunësisë është trefishuar që nga shtatori i 2009-ës, kur u shfaq kriza e borxhit dhe është më shumë se dyfishi i normës mesatare të eurozonës i cili për muajin nëntor u vlerësua në 11.8 përqind.Papunësia te të rinjtë e moshës 15-24 gjithashtu arriti një rekord të ri prej 56,6 për qind në tetor, krahasuar me 22.1 për qind në të njëjtin muaj katër vjet më parë.Kryeministri grek, Antonis Samaras premtoi se do të përqendrohet në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen pas miratimit të raundit të fundit të masave shtrënguese në nëntor që reduktoi dhe më pagat dhe pensionet e suprimoi vende pune në shërbimin civil.Greqia pritet të qëndrojë në recesion për të gjashtin vit radhazi në vitin 2013 e prodhimi kombëtar pritet të rrudhet me 4.5 për qind si pasojë e shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së taksave.Ndërkohë  Banka Qendrore Europiane ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në 0.75 për qind.  Ky është i gjashti muaj që norma nuk ndryshon.   Ekonomia në grupin me 17 anëtarë është në recesion. Në dy 3-mujorët e fundit rënia ka qenë 0.1 dhe 0.2 për qind.