Nimiç vijon vizitën në Shkup, vazhdon takimet për emrin

Ndërmjetësi për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë Metju Nimiç pritet të takohët sot me zyrtarët e lartë shtetërorë, pas vizitës së ditës së djeshme në Shkup.Nimiç tha dje se është i kënaqur nga takimet me autoritetet greke tha se do të angazhohet maksimalisht që të arrihet përparim për sa i përket afrimit të qëndrimeve mes të dyja palëve."Unë do të punoj shumë fuqishëm të shoh nëse mund të bëjmë ndonjë progres', tha Metju Nimic, ndërmjetësi për çështjen e emritAi shpalosi  në Athinë, ide të reja për zgjidhjen e çështjes së emrit, të cilat sipas tij, më shumë se propozime, paraqesin kornizë për kapërcimin e dallimeve rreth emrit.Sot pas takimit me Ministrin e Jashtëm Nikolla Poposki, Nimic do të takohet me  kryeministrin Nilolla Gruevski dhe Presidentin Ivanov.Ndërkohë Departamenti amerikan i shtetit u bëri thirrje autoritete në Maqedoni dhe Greqi që të shfrytëzojnë maksimalisht vizitën e Nimicit për të arritur një marrëveshje.Nga ana tjetër, edhe mediat në Greqi e komentuan pozitivisht vizitën e Nimicit, duke thënë se janë hedhur hapat e parë në rrugën e zgjidhjes së kësaj çështje.E përditshmja Katimerini shkruante se vizita e Nimicit nxiti shpresat për zgjidhjen e çështjes së emrit. Duke iu referuar burimeve diplomatike, kjo gazetë shkruante se çështja e emrit është në fazës së hershme të zgjidhjes së saj.