“Lista Lagarde” vazhdon të trondisë Greqinë
“Lista Lagarde” vazhdon të trondisë Greqinë. Familjarët e ish ministrit të financave George Papakonstantinu janë marrë në pyetje mbi hetimin e listës të emrave të njerëzve me llogari bankare.Lista, e njohur si ‘lista Lagarde’ në Greqi, ka krijuar një skandal politik në vend pasi prokurorët kanë zbuluar muajin e kaluar se emrat e të afërmve të ish ministrit të financave Papakonstantinu ishte fshirë nga lista.Qeveria aktuale ka mbështetur një hetim për Papakonstantinu, e ndërsa ky i fundit i ka mohuar akuzat."Lista Lagarde", e marrë nga autoritetet franceze në vitin 2010, përmban emrat e 2062 mbajtësve të llogarive me rreth 2 miliard euro në depozitat e një banke në Zvicër.Papakonstantinu, si ministër i atëhershëm i financave, ka marrë listën nga autoritetet franceze duke fshirë edhe emrat e familjarëve të tij, por jo në listën e re të mbërritur në Athinë.Partia kryesore e opozitës, e krahut të majtë SYRIZA, ka kërkuar një hetim në Papakonstantinu dhe Evangelos Venizelos, kreu aktual i Partisë Socialiste në qeverinë e koalicionit i cili pasoi Papakonstantinu si ministër i financave.Të mërkurën dy partitë e tjera nacionaliste kërkuan një hetim për ish kryeministrin teknokrat Likas Papadhimos dhe paraardhësit të tij Jorgos Papandreu në lidhje se çfarë ka ndodhur me listën gjatë kohës kur ata udhëhiqnin greqinë.Parlamenti pritet të votojë javën e ardhsme nëse do të lejohet një hetim për 4 politikanët.Grekët, të cilët kanë parë shkurtime të vazhdueshme për pagat dhe pensionet për të shmangur falimentimin, janë të zemëruar se autoritetet kanë bërë shumë pak për të goditur evazionin fiskal nga një elitë të pasurish, duke i fajësuar ata futjen e vendit në krizë financiare.