Kosovë, qeveria pranon se do të flasë për veriun në bisedime

Qeveria e Kosovës ka pranuar se edhe veriu do të jetë temë e bisedimeve. Pas mbledhjes së rregullt të Kabinetit qeveritar, ka qenë vetë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka sqaruar pozicionin e ekzekutivit kosovar për këtë çështje.Sipas tij, me kryeministrin Dacic dhe me Serbinë do të bisedohet në mënyrë që shteti fqinj të ndalë ndërhyrjet në atë pjesë të Kosovës dhe të ndalë financimin e strukturave ilegale atje.“Do të flitet për tërheqjen e strukturave paralele dhe si për të ndihmuar popullatën serbe për të kuptuar realitetin e që është se Kosova është e pavarur me njohje ndërkombëtare... Qytetarët tanë serbë atje janë peng i Serbisë e kjo s’mund t’i ndihmojë. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare jemi të vetmit që mund t’i ndihmojmë që të ecin përpara, të tjerët vetëm mund t’u sjellin telashe”, ka thënë Kuçi.I pyetur nëse qeveria ka ndryshuar qëndrimin sa i përket kësaj çështjeje, pasi vazhdimisht është përsëritur se veriu është çështje e brendshme dhe se nuk do të diskutohet me të për Beogradin, Kuçi ka thënë se do të bisedohet për mosndërhyrjen e Serbisë në territorin e Kosovës.