Skandali me pasaportat, avokati i Veliaj: Prokurorja e di kush i mori paratë

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i znj.Natali Velija, e cilat prej dy muaj ndodhet në paraburgim, si e dyshuar në rastin e tretjes së 1.4 milion eurove të MPB, të cilat nuk i ishin paguar kompanisë austriake, fituese e tenderit për printimin e pasaportave biometrike, ka reaguar sot ndaj prokurores Drita Hajdari, e cila sipas tij, është duke zhagitur qëllimshëm hetimet në këtë proces.“Znj.Natali Velija tani që dy muaj gjendet në paraburgim dhe që dy muaj pa sukses është duke tentuar që t’i njoftoj Prokurorët se si ka rrjedhur marrëveshja për 10% fituesin e tenderit –Kompaninë Austriake dhe kush është i përfshirë në marrjen e atij 10 % të parave të Taksapaguesve kosovar. Znj.Natali Velija është duke tentuar që dy muaj që ta informoj Prokuroren, Drita Hajdari se kush i morri 1.4 milion euro, por pasi që Prokuroria Drita Hajdri e dinë edhe me mirë se znj.Natali Velijaj se kush i mori 1.4 milion euro ajo nuk është e interesuar që t’i përshpejtojë hetimet”, thuhet në reagimin e tij.