Rama pret ministrat e Francës dhe Gjermanisë: Bashkëpunim për të luftuar trafiqet

Kryeministri Rama dhe ministrat e Brendshëm të Francës dhe Gjermanisë shprehën bindjen e fortë për bashkëpunim në mënyrë që të luftohen trafiqet, krimi i organizuar dhe korrupsionin si fenomene që kalojnë përmasat e një vendi.Gjatë takimit që u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Rama i njohu ministrat me projektin për reformimin e njësive ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, përmes ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, projekt i cili u vlerësua nga të dy ministrat.Nga ana e tyre ministrat Cazeneuve dhe de Mazière, duke njohur përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nënvizuan se bashkëpunimi dhe një komunikim më i fortë mes vendeve është e rëndësishme në suksesin e kësaj lufte. Ata siguruan për mbështetjen e vendeve të tyre në përballja e këtyre sfidave që kërkojnë bashkimin e përpjekjeve, të ekspertizave dhe mundësive.Në takim u vlerësua gjithashtu, suksesi i aksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat, si dëshmi e vullnetit të fortë të qeverisë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.