Basha pret Mustafën e LDK-së, vlerëson procesin zgjedhor në Kosovë
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim miqësor një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, Isa Mustafa.Duke i uruar mirëseardhjen miqve, Basha vlerësoi marrëdhëniet PD-LDK, mes të cilave, bashkëpunimi lindi që herët nën drejtimin e Presidentit Rugova dhe liderit historik të PD, Sali Berisha, por tashmë edhe si parti simotra, anëtare të Partise Popullore Europiane, ku se bashku ngrejne zërin dhe punojnë për interesat e shqiptarëve dhe perspektiven europiane e euroatlantike të kombit tonë.Gjatë takimit u diskutua procesi zgjedhor në Kosove dhe situata post-elektorale. Pasi shprehu konsideratat pozitive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosove, Basha përgëzoi LDK-në për rezultatin e arritur, dhe theksoi se Kosova ka të gjithe kornizen ligjore dhe institucionale për të siguruar konsolidimin e demokracise dhe shtetit ligjor dhe përparimin e mëtejshëm në të gjitha fushat e mirëqeverisjes dhe shërbimit ndaj qytetareve të Kosovës.Pjese e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy partive, në kuadrin e forcimit dhe zhvillimit të demokratizimit të tyre, në menyre që t'i sherbejne më mirë interesave te qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves dhe shqiptareve kudo qe jane.