Reforma territoriale, kushti i PDIU për të bashkëpunuar me mazhorancën

A do të thyejë PDIU bojkotin e opozitës në Kuvend? Partia Çame mori një tjetër korsi nga e djathta, e cila ka bojkotur komisionin e reformës territoriale, duke paraqitur variantin e saj për ndarjen e re të territorit. Dhe duket se do jetë kjo reformë, që do përcaktojë nëse ajo do qëndrojë po në këtë korsi, apo   në rrugën e përbashkët opozitare jashtë kuvendit."Do të ketë edhe një mbledhje të radhës së kryesisë që në bazë të vendimeve që do të marri komisioni në lidhje me propozimet tona do të zgjedhi edhe rrugën që do të ndjekë ndaj reformës administrative, komisionit dhe në fund draftit të hartuar nga ligji përkatës", tha Bido.Deri më tani, PDIU ia ka dalë mbanë që varianti i saj për ndarjen territoriale mazhoranca ta marrë zyrtarisht në konsideratë. Propozimet e partisë çame do të bashkohen me sugjerimet e ardhura nga krerët vendorë, dhe fillimisht do shqyrtohen javën e ardhshme  në komision, e më tej, do jetë Këshilli i Minsitrave që do të shprehet pro apo kundër draftit.Mes vendorëve, PDIU dhe PD, ka një pikë takimi, që duket se do të detyrojë komsionin për një vendimmarrje të re, shtimin e bashkive, që deri tani varionin nga 39/47 njësi."108 Këshilla të bashkive  dhe komunave nga të cilat janë shprehur pro 48 këshilla për variantin paraprak që kemi miratuar dhe janë shprehur kundër 60 këshilla të cilat kërkojnë një shtrirje më të gjerë se 39 njësi vendore", tha FinoHarta e re administrative do miratohet në kuvend në 31 korrik.