Video pa koment/ Tahiri i uron mirëseardhjen homologut gjerman e atij francez
Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Thomas de Maizière dhe Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve udhëtuan sot drejt Tiranës për të kërkuar të bëjë gjithçka është e mundur për pakësimin e numrit të të azilkërkuesve.“Numri i kërkesave për azil që mund të pranohen, nuk mund të jetë më shumë se 2 %. U apeloj qytetarëve shqiptarë të mos ta ndjekin këtë rrugë, se është ilegale dhe nuk ka asnjë shans që të mund të qëndrojnë në Gjermani.” U shpreh ministri gjerman.Në hyrje të ministrisë së Brendshme ata janë pritur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm I Policisë Artan Didi.Ministri Saimir Tahiri është shprehur se do të ngrihet një grup i përbashkët, për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.Nga ana e tij Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve tha se operacioni në Lazarat, dëshmoi vullnetin për luftën kundër drogës. Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë e Francës erdhën në Shqipëri me ftesë të ministrit Tahiri.