Meta-Spanou: Vlerësim pozitiv hapja e Zyrës Rajonale të Avokatit në Dropull
Gjatë pritjes që kreu i Kuvendit Ilir Meta i bëri Avokatës së Popullit të Greqisë, Calliope Spanou i shprehu vlerësimin për hapjen eZyrës Rajonale të Avokatit të Popullit në zonën e minoritetit grek në Dropull gjatë kësaj jave, duke nënvizuar njëkohësisht mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë.Gjithashtu Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ofrohet komunitetit shqiptar në Greqi duke theksuar se “Greqia është një fqinj dhe partner i rëndësishëm për ne, dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve tuaja është një element domethënës në marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona”.Nga ana e saj Avokatja e Popullit të Greqisë Calliope Spanou shprehu mirënjohjen për vizitën e saj në Shqipëri dhe theksoi se institucioni i saj ka qenë dhe mbetet gjithnjë në dispozicion të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Greqi.Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e institucioneve të Greqisë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në veçanti për miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE.