Protestat në Maqedoni, "përfaqësimi i shqiptarëve është zero, Gruevski "arkitekt i politikës konfliktuale"

Protestat për shkak të çështjes "Monstra" për dënimin e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm dhe pabarazia e  shqiptarëve të Maqedonisë në raport me qytetarët maqedonas ishte thelbi i diskutimit në emisionin "Natën vonë", në Rtv Ora News.Sipas ish ministrit të Mjedisit në Maqedoni, përfaqësimi i shqiptarëve është zero në Maqedoni dhe kryeministri Nikolla Gruevski është “Arkitekt i një politike konfliktuoze”.   Një panel prej 4 të ftuarish u përpoq të jepte një përgjigje se  përse po ndodhin këto protesta. Ata kanë risjellë në vëmendje  rastet e mëparshme të dhunës, dënimeve dhe vrasjeve të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilat sipas tyre, kanë qenë shpesh  pa argumente ligjore. Sipas tyre këto protesta ishin delikate, por të drejta. Ata kërkuan nga Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, të zhvlerësojë gjykimin ndaj çështjes "Monstra" dhe të krijojë një qasje të re ndaj shqiptarëve.Ky ka qenë thelbi i diskutimit përballë moderatores Jonida Shehu në Rtv  Ora News. Çipa: shqiptarët e Maqedonisë janë të papërfshirë në drejtësinë maqedonaseSipas gazetarit Aleksandër Cipa situata e fundit në Maqedoni tregoi se sa të papërfshirë janë shqiptarët e Maqedonisë në drejtësi. Ai tha se ajo që po ndodh tregon se pala që ka pushtetin trajton me pabarazi qytetarët shqiptarë.“Thelbi i asaj cka po ndodh lidhet me mosfunksionimin e konstruktivitetit ndëretnik, që do të thotë që pala që ka shumicën e trajton në mënyrë prepotente pushtetin që zotëron. Këtu nis pabarazia që krijon poliarkia maqedonase. Sot të gjithë e dime se cilat janë pikat e paimplementuara të marrëvëshjes së Ohrit. E di dhe diplomacia, e di se ku qëndron kontrasti dhe ku qëndron antagonizmi midis shtetasve me kombësi shqiptare dhe asaj maqedonase. Nga ana tjetër është ajo që ka të bëjë me faktin që në gjyqësorin e Maqedonisë e sheh sa të papërfshirë janë shqiptarët në drejtësi. Rasti i procesit “monstra" “vet tradhëton” konfliktin e interesit etnik që kanë maqedonasit sepse që kur ndodhi u akuzuan pa u investiguar provat, për maskrën ndaj të rinjve maqedonas”, tha ai.Arsim Sinani: Duhet ekspertizë  ndërkombëtare për gjykimin e 6 shqiptarëveSipas Arsim Sinanit, nga qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeminstri Nikolla Gruevski po dënon shqiptarët duke mos respektuar marrëveshjen e Ohrit. Ai kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për gjykimin e rastit “Mostra”, ndaj dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve.“Nëse Gruevski ka argumente t’i japë ato, ato që cilat po dënon 6 shqiptarët. Cështja e drejtësisë në Maqedoni është delikate. Shqiptarët që nga 1990 deri sot vazhdimisht janë dënuar dhe ne nuk kemi parë argumentat. Nuk është e lehtë të dënosh dikë më burgim të përjetshëm dhe të mos i japësh argumentët, le të prezantojnë argumentët. Këtu fillon pakënaqësia e shqiptarëve, se si Gruevski po dënon shqiptarët. Dua të kanalizoj pakënaqësinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Ne nuk i besojmë gjykatave maqedonase, kërkojmë ekspertizë ndërkombëtare dhe çështja nuk përfundon këtu”, tha ai.Më tej ai shtoi se partitë poltike që përfaqësojnë shqiptarët kanë marrë votat dhe janë bërë pjesë e qeverisjes Gruevski, duke mos iu dëgjuar zëri. Marrëvëshja e Ohrit nuk funksionon në Maqedoni, Ahmeti mori votat, por nuk ndryshoj asgjë, asnjë njeri, asnjë qasje. Dy partitë politikë shqiptare janë bërë pjesë e qeverisjes Gruevski dhe nuk u dëgjohet zëri”, tha ai.Ish ministri i Mjedisit në Maqedoni: Dënimi i 6 shqiptarëve është me një ngarkesë nacionaliste dhe fetare. Gruevski, arkitekt i një politike konfliktuozeSipas ish ministrit të Mjedisit në Maqedoni, Xhelil Bajrami, si rasti “Mostra" ka edhe të tjera dhe dënimi i 6 shqiptarëve është me një ngarkesë nacionaliste dhe fetare. Ai e cilësoi Kryeminsitrin Gruevski si një “Arkitekt i një politike konfliktuoze”. Sakaq, ai nuk la pa përgjegjësi edhe liderët e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Mehdu Thaci.“Dënimi i 6 shqiptarëve ka qenë më një ngarkesë të madhe nacionaliste dhe fetare. Shqiptarët e Maqedonisë s’kanë arsye të presin që partitë të ulen dhe të bëjnë skemat e tyre. Metodat politike janë të konsumura në Maqedoni. Situata do jetë edhe më e nxhetë, sepse zoti Ahmeti doli dhe tha të bëjmë durim, sepse përfaqesimi i shqiptarëve eshtë zero si në gjykatat e Apelit dhe ato Supreme. Nese do ketë marrëvëshje politike ndoshta do ketë rezultat. Nikolla Gruevski është një arkitekti një politikë konfliktuoze, qoftë edhe me fqinjët", tha ai.Politologu Kledi Këlliçi: Protestuesit kërkojnë çka përmban Marrëveshja e OhritSipas Këlliçit Maqedonia duhet të shpëtojë veten si shtet. ai theksoi se ajo çka duahn protestuesit është vetëm respektimi i atyre çfarë përmban Marrëveshja e Ohrit.“Maqedonia gjithmon ka qenë një rajon në buzë të greminës dhe disa probleme janë zgjidhur. Nëse do ketë zgjidhje, Maqedonia duhet te shpëtoj veten si shtet. Këtë duhet ta kenë parasysh sllavet e Maqedonisë, nëse duan të ruajnë shtetin, duhet të arrijnë kompromis, protestuesit kërkojnë vetëm ato që duhet në Marrëveshjen e Ohrit”, tha ai.Sinani: Shqipëria ka obligime ndaj 1 milion shqiptarëve. Gruevski të zhverësojë gjykimin ndaj 6 të dënuarveI pyetur për pozicionin që Shqipëria duhet të mbajë për shqiptarët e Maqedonisë, Arsim Sinani theksoi se Shqipëria duhet të kontribuojë, pasi sipas tij ka obligime ndaj  1 milion shqiptarëve. Më tej Sinani shtoi se ka ardhur koha që shqiptarët të shprehin zemërimin e tyre ndaj pakënaqësive, për punësim, arsimimim dhe të drejta të barabarta. Ai kërkoi nga kryeministri Gruevski të zhverësojë gjykimin ndaj 6 shqiptarëve.“Shqiperia duhet të lirohet nga kompleksi se nuk duhet të përzihet me punët e shqiptarëve të Maqedonise Ata janë realitet, ata janë 1 milion, një pjese e tyre kanë nënshtetësi shqiptare, Shqiperia ka obligim ndaj tyre. Maqedonasi nuk mund të mendoj se mund ta degjeneroj shqiptarin dhe ta kalbë ne burgje. Protesta nxori në pah pakënaqësinë e madhe. Ata nuk pajtohen me qasjen e partive të tyre politike.Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë qe kryeministri Gruevski dhe partitë e tjera, të zhvlersojnë gjykimin ndaj çështjes “monstra” dhe të krijohet një qasje tjetër për ta. Ne nuk pajtohemi me ketë formë te qeverisjes”, tha ai.Por sipas ish ministrit Bajrami, kjo është e pamundur sepse sic tha ai, "gjykatat janë të pavarura në Maqedoni".“Mostra më madhe në këtë monstër eshtë shteti i Maqedonisë. Në këtë monstër pjesën e fajit e ka shteti. E vetmja mënyrë për të dal nga kjo situatë është që “Bashkimi Demokratik për Integrim” të dal nga qeveria dhe pa dyshim që lideri i saj të ikë dhe të marrë dhe partnerin e tij Mehdu Thaci. Ali Ahmeti dhe Mehdu Thaci shkojnë deri në likuidime fizike të njeri tjetrit. Duhen zgjedhjet dhe nje platformë nga faktori fitues”, tha ai.Çipa: Kriza pozitiviste, brenda prtive politike të shqiptarëve mungon ndërgjegjia reale politikeSipas Aleksandër Cipës, ajo që po ndodh është një krizë pozitiviste dhe sipas tij një tjetër problem është mungesa e asaj që ai e quajti  kultura dhe ndërgjegjia reale politike brenda përfaqësimit partiak të shqiptarëve në Maqedoni"Ti si përfaqësues i shqiptarëve në qeverisje ke për detyrim ta nxjerrësh trajtimin e qytetarit maqedonas me kombësi shqiptare nga trajtimi si qytetar i dorës së dytë dhe që do të thotë të rrisësh kapacitetet e arsimimit dhe kulturimit të tij, të institucionalizmit kulturor dhe europianiste në hapësiren shqiptare ne Maqedoni. Ajo që po ndodh është një krizë pozitiviste. Unë dua të besoj se lidershipi i shqiptarëve nuk e ka humbur plotësisht topin. Pavarësisht mosrealizmin të deri tanishëm.”, tha ai.Deklarata e kryeministrit Rama, Këlliçi: Korrekte politikisht, Sinani: Në momentin e duhur me pikat e duhura, Bajrami: Vlerësuese, por liderët të kenë kujdes. Maqedonia i ka sytë nga ShqipëriaTë pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi protestat, Kledi Këlliçi e cilësoi deklaratën e tij si “korrekte politikisht”. Sipas Sinan Arsimit, kryeministri shqiptar reagoi në momentin e duhur dhe preku pikën e duhur. Ndërsa Xhelil Bajrami vlerësoi deklaratën e kryeministrit Rama lidhur me protestën, por tha se liderët e Shqipërisë dhe Kosovës të kenë kujdes, pasi Maqedonia i ka sytë nga Shqipëria.“ Rama reagoi ne moment e duhur dhe ka prekur pikën e duhur dhe i ka treguar partive politike se ato mund te luajnë me partite politike në Maqedoni po nuk mund të luajne me qeverine e Republikës së Shqipërisë. Fati i mirë është që ka mbështejte popullore të cilat kanë treguar mobilizim. Rama ka reaguar siç duan shqiptarët ne Maqedoni, ata duan te reagojne në kohen e duhur. duam ne apo jo, shqiptarët e Maqedonisë i kanë syte nga Shqipëria, marrja e statusit më shumë u festua në Tetovë sesa në Shqipëri. Kjo i pengon sllavët, qeveritë e Maqedonisë ,Serbise sepse nuk duan të shohin një Shqipëri në avantazh në këto procese historike", tha Sinani.“Une kërkoj të kenë kujdes me liderët shqiptar te Maqedonise. Sepse ata vijne në Shqiperi ne moment tensioni, bejnë nga nje foto me Presidentin e Shqiperisë ,kryeministrin dhe kthehen në Maqedoni duke thene se gëzojnë mbështejtjen e Shqiperise. Ksaj radhe i ftoj përfaqësuesit e shtetit shqiptar të jenë me te kujdesshëm, sepse ajo rini nuk duron më padrejtësitë, ajo rini kërkon punësim dhe arsim. Ajo rini që proteston e do me shumë se çdo rini Europën dhe mendoj se Shqiperia dhe Kosova duhet te mos bien pre e politikës mbarëkombëtare sllave”, tha Bajrami.Deklarata e kryeministrit Hashim Thaci, Sinani: Sa për të thënë dy fjaliNdryshe nga deklarata e kryeministrit shqiptar, për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, Sinani  foli me rezerva dhe e cilësoi si “sa për të thënë dy fjali”.“Por deklarata e qeverise së Kosovës ishte sa për të thënë dy fjali. Zoti Thaci si gardian u paraqit në fjalimin e 100 vjetorit në Shkup”Une do të jem gardian sepse shqiptarët e Maqedonisë kanë ndikuar dhe kontribuar që Kosova të jetë shtet”. Nese është kështu atëhëre deklarata e tij është e vakët, duhet një qasje ndryshe, Tirana ka qasjen e duhur dhe  mediat ishin në qasjen e duhur”, shtoi ai.Çipa: Institucioni i Shqipërisë zyrtare nuk duhet të kompromentojë raportin e saj për protestënSakaq, në përfundim të bisedës, gazetari Cipa tha se institucioni i Shqipërisë zyrtare nuk duhet të kompromentojë raportin e saj që te duket sikur po ysht shqiptarët e Maqedonisë apo kërkon destabilizmin e Maqedonisë. Cipa vuri theksin tek ndarja e politikës së shtetit dhe politikë së partive.“Institucioni i shqiperisë zyrtare nuk duhet të kompromentojë raportin e saj që te duket sikur po ysht shqiptret apo kërkon destabilizmin e maqedonisë . duhet të ndahet poltika e shteti me poltiken e partive të shqiptarve në Maqedoni sepse implementon kauzen e qytetareve, sepse po goditet ai që quhet korrupsioni i kombtarisë në përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoni. Asnje lider politik në Maqedoni nuk ben dot kompromis me atë masë qytetarësh që kanë dal në rruge.Sipas tij, dy liderët e partive politike në Maqedoni, Ahmeti dhe Thaci do kenë të vështirë të gënjejnë masës e qytetarëve.“Mendu Thaci dhe Ali Ahmeti janë në kërkim të një akti te ri , të lojës dhe aktrimit politik të tyre, por ata e kanë të veshtirë të gënjëjnë masën e qytetareve si kundër ndonjëherë”, tha ai në fund të fjalës së tij.