Pr/ligji i ri: Dializa, laboratorët dhe imazheria me konçension

Tirane- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë projektligjin për dhënien me koncesion të shërbimeve shëndetësore.Sipas Ministrit kostoja e lartë për mirëmbajtje, por edhe mundësitë e kufizuara për rritje të performancës së shërbimeve ka çuar në këtë kërkesë. Disa prej shërbimeve që do jepen me konçesion janë dializa, laboratorët dhe imazheria.Deputetët e maxhorancës ngritën shqetësimin e buxhetit, por sipas Ministrit të gjitha do mbulohen nga fondet e Ministrisë dhe nuk do ketë kosto.Ministri ishte i pranishëm edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ku tha se nuk mund të kontrollojë distancën e farmacive, por vetëm kontrollet për cilësinë e shërbimit të tyre.Në Komision kaluan disa ndryshime të bëra në draftin për furnizimin me barna. Barnat nga Turqia kanë burokraci më të paktë për tu futur në tregun tonë, ndërsa Izraeli edhe pse lider në këtë sektor, ende nuk është një ndër impotuesit më të rëndësishëm në treg.Oranews.tv