Kroaci, Nishani-Merkel: Gjermania na mbështeti për statusin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka shprehur mirënjohje kancelares gjermane Angela Merkel për mbështetjen që Gjermani i ka dhënë Shqipërisënë për marrjen e statusit dhe rrugën drejt integrimit europian. Ai shprehu edhe mirënjohjen për mbështetjen që i është dhënë Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu Presidenti tha se marrja e statusit ishte nje sukses i të dyja palëve edhe Shqipërisë edhe BE.Deklarata e Nishanit u bë nga Dubrovniku në sesionin plenar i Takimit të Kryetarëve të Procesit Brdo-Brijuni.“Sikurse jeni në dijeni, Shqipëria sapo mori statusin e vendit kandidat. Ky është sukses yni dhe juaji njëkohësisht. Yni, sepse e kemi merituar, falë arritjeve tona në reformat për zhvillimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit ligjor dhe ndërtimit të ekonomisë funksionale të tregut, me synim përafrimin me standardet evropiane. Juaji, sepse mbështetja dhe ndihmesa bujare, durimi dhe mirëkuptimi i të gjitha vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së kanë qenë vendimtare. Dhe, pa dyshim, Gjermania ka një peshë të rëndësisë së veçantë. Ju shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për ju dhe qytetarët zemërgjerë gjermanë”, tha NishaniNishani u shpreh se Shqipëria është e vetëdishme për përgjegjësit që ka për të përmbushur kriterët në mënyrë që të hapen negociatat për anëtarësim në BE.“Ne jemi të vetëdijshëm dhe të gatshëm për më shumë përgjegjësi që kërkon përmbushja e kritereve për hapjen e negociatave, duke vazhduar me prioritet, reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërtimin e një administrate profesionale, forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së pronës, si edhe çdo reformë tjetër që i shërben afrimit me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka miratuar Planin Kombëtar për Integrim Evropian dhe një plan masash që do të merren kryesisht gjatë këtij viti, për të trajtuar 5 prioritetet kryesore, në konsultim të ngushtë me Komisionin Evropian.”