Çollaku: Propaganda e qeverisë Rama e ngjashme me atë të Koresë së Veriut

“Një show mediatik , i cili po gënjen popullin”, në këtë mënyrë e ka përshkruar punën 300 ditore të qeverisë Rama, ish zv/ministri i Jashtëm dhe eksponenti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.I ftuar në “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, e ka cilësuar qeverisjen Rama të ngjashme më propagandën e Koresë së Veriut, i cili trajton popullin me naivitet.“Ai show që pashë dje para kamerave dhe mediave, - tha Çollaku- Njerëz që recitonin , që dukeshin krenarë, më ngjan me një ngjarje që po qarkullon këto ditë në Facebook. Një propagandë manipulative publike nga Qeveria, e ngjashme me propagandën e Koresë së Veriut, e cila në këto ditë gënjente popullin se Korea e Veriut po fitonte Botërorin. Është irriituese ta trajtosh popullin tënd me atë naivitet”- theksoi ish zv/ministri.Çollaku i ka vlerësuar 300 ditët e qeverisë Rama si mashtrim total, ku sipas t’i të gjitha premtimet e bëra para 23 qershorit, ishin mashtrime, të cilave i kanë vënë kryqin të nesërmen që erdhën në qeverisje. Nga ana tjetër shtoi se reforma Territoriale është një reformë delikate, që ka nevojë për konsensus.“Janë 300 ditë mashtimi Total. Fillojmë me mashtrimet, të cilat i ranë me kryq të nesërmen që erdhën.Legalizime falas? Rama pasi shkoi në Kamëz, foli dhe tha “ma kujtoni përditë se do ta bëjmë falas”, morëm vesh disa javë më pas që se kishte pasur për legalizimet falas. Proçedurat ishin falas.Shëndetësi falas? Keni parë ndonjë ndryshim në shëndetësi falas apo jo falas, absolutisht asnjë lëvizje.Ekonomia? Lërini fjalët e mia si një njeri opozitar, merrni makinën , shkoni në Durrës, në Sarandë, në Himarë, plazhet bosh. Tregon gjëndje të rëndë të ekonomisë. Ku janë 350 mijë vendet e reja të punës? Janë zëvendësuar vende pune me vende të tjera pune, por nuk ka rritje të punësimit. Pra, është një gjendje degradimi, reforma skadente. Nga pikëpamja profesionale shumë e dobët.Reforma territoriale e rrezikshme, sepse po shpërfillin opozitën, duke mos dhënë konsensus. Opozita po ju lutet të japin konsensus, sepse dimë se sa delikate është reforma territoriale. Por, është një reformë që nuk me frymëzim politik por me konsensus, jo vetëm me opoziten por dhe me popullin”,-tha Çollaku.LazaratiOperacionin policor në Lazarat të realizuar nga Policia e shtetit, e ka koplimentuar duke qënë se nuk pati dëme njerëzore. Por, duke shtuar se ishte një operacion politik, për të goditur Partinë Demokratike.“Operacioni në Lazarat vlen të përgëzohet në qasjen policore të tij. Gjëja më e mirë në atë operacion është se përfundoi pa dëme njerëzore. Kjo meriton një kompliment. Nga ana tjetër operacioni policor në Lazarat, i cili u mbështet edhe nga ne si opozitë, u mbulua nga një operacion politik i Ministrisë së Brendshme, duke marrë trajta racore. Për të goditur Partinë Demokratike”- u shpreh Çollaku. Gjatë intërvistës , duke folur për çështjen e statusit dhe pranimin si vend kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Çollaku u shpreh se Europa ishte e detyruar të bënte një zgjidhje strategjike.“Çështja e statusit dhe e zhbllokimit të statusit, u kthye ne çështje politike për Europën dhe jetike për ne. Politike sepse situata me Rusinë, me lëvizjet shqetësuese në Lindjen e Mesme , detyron Europën politike të bëjë një zgjidhje strategjike që mos ta lërë në dorën e fatit”,- nënvizoi ish zv/ministri.Çollaku foli më tej për ngjarjen e ditëve të fundit, dhunën e ndodhur në parlament pak ditë më parë. Ai u shpreh se maxhoranca ka në dorë të ndërmarrë masa dhe të denoncojë para mediave veprime të tilla. Gjithashtu nga ana tjetër, bojkotimin në Parlament të opozitës , e quajti si një formë ekstreme, por një armë demokratike për të mbrojtur interesat.