Basha fton Pjerin Ndreun për iftar, dje e paditi në prokurori. Plas gallata në fb
Mes të ftuarve të shumtë për një darkë Iftari, kreu i PD dhe i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i ka rezervvuar një ftesë edhe deputetit socialist, Pjerin Ndreu.Ftesa vjen një ditë pasi Lideri i Opozitës e paditi në Prokurinë e Përgjithshme socialistin Ndreu për dhunë në Kuvend ndaj deputetit Gent Strazimiri. Ftesa e dorëzuar sot është për darkën e 23 korrikut, kur Basha do të shtrojë Iftar për besimtarët myslimanëKjo ftesë e ka cuditur deputetin e PS I cili në FB ka shkruar "Edhe te akuzojne, edhe te denoncojne dhe te ftojne...! Hajde merri vesht tani Lulushin me shoke..!"“ Ata kur i rref te duan me shum....” shkruan një komentuese.“Fsheh rripin se do ta sekuestrojne si prove materiale per dhunen e ushtruar ndaj kolegut tuaj” thotë një tjetër“ kure te vij puna me hanger mos e refuzo” shkruan dikush tjeter.Ndërsa Ndreu duke iu përgjigjur komentuesve shkruan: “Ne Iftar nuk ftohen njerez qe i quan te inkriminuar. Pikerisht per kete eshte absurde ftesa”Erjon Braçe kërkon të sqarojë se nuk është ai, Lulzim Basha që e ka paditur por vetë Saliu, dhe Pjerin Ndreu I përgjigjet: Ky i biri i SaliutKaq ka mjaftuar që të nisin komentet….