Kukës, kërkesë Ministrisë për liqenin e Fierzës, Këshilli i Qarkut: T'i jepet statusi "Zonë e Mbrojtur"

Kukës - Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka propozuar Ministrisë se Mjedisit që liqenit të Fierzës dhe pellgut ujëmbledhës t'i jepet statusi "Zonë e Mbrojtur" si dhe të përfshihet në fushën e veprimit "Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitarë".Sipas kreut të Këshillit të Qarkut, Ibsen Elezi, kjo bëhet me qëllim që liqeni të mbrohet nga ndotja e ujërave, prej mbeturinave që vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe komuna të ndryshme të qarkut.Liqeni i Fierzës është krijuar nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978. Ai ka një sipërfaqe prej 81 hektarësh me gjatësi shtrirje 70 kilometër. Në kuotën maksimale ky liqen ka një volum uji prej 3.3 miliard metër kub ujë, ndërsa thellësia maksimale është 167 metër. Baseni ujor i liqenit furnizohet nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi.(Në foto: Liqeni i Fierzës)liqeni kukesm.p/oranews.tv