Korçë, të sëmurit mendor i ndërpritet kempi, komisioni s’jep shpjegime: Ankohu në Tiranë
Korçë - Fatos Rustemi 45 vjeç, prej gati 20 vjetësh trajtohet me kemp nga shteti per shkak të gjendjes së tij mendore, që nga lindja. Por së fundmi mjekët e komisionit të kempit i kanë hequr të drejtën e kempit, duke vendosur t’ia ndërpresin trajtimin prej 90 mijë lekësh të vjetra.Nëna e tij iu drejtua RTV “Ora News” për të denoncuar padrejtesinë që sipas saj i është bërë 45 vjeçarit nga mjekët e komisionit të kempit.Vajza e 45 vjeçarit me problem mendore tregon se jeta e tyre është tepër e vështirë, ndërsa paratë që merrnin nga kempi nuk u dilnin as për ilaçet e jo më për të jetuar dhe paguar ujë dhe dritat.Pas interesimit të Ora News, përgjigja që morëm nga mjekët e komisionit të kempit në Korçë, ishte që i dëmtuari, ka të drejtë të bëjë ankesë në Tiranë. Ndërsa pyetjes për prerjen e kempit ata i janë pergjigjur se ashtu e kanë parë të arsyeshme dhe nuk kanë për detyrë të japin shpjegime.m.p/oranews.tv