Dhuna në Kuvend, BE: Deputetët të shohin detyrën, jo interesat personale

Tiranë - Dhuna në Kuvend duket se nuk është mirëpritur aspak nga zyra e BE-së në Tiranë.Përfaqësuesi i Delegacionit të BE në vendin tonë, Clive Rumbold, i bëri apel parlamentarëve shqiptarë të kryejnë detyrën e tyre, të punojnë në interes të vendit dhe të lënë mënjanë interesat personale."Parlamenti, Kuvendi, është një vend për përfaqësuesit e njerëzve, por duhet të shikojmë se çfarë duhet të bëjnë parlamentet. Nëse ngelemi tek çështjet individuale dhe debatet, ne po largohemi nga detyra kryesore e parlamentit. Kërkohet që politikanët të mos merren me mosmarrëveshje personale por të mendojnë për rolin e tyre përfaqësues, që Shqipëria të shkojë drejt BE-së,”-theksoi Rumbold.Deklaratën, Rumbol e bëri gjatë një takimi të përbashkët me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha, për lirinë e medias në Shqipëri, pas marrjes së statusit.E pyetur për plotësimin e vendeve vakantë të AMA-s, Gjosha tha se do të jetë një mision ndërkombëtar, i cili pritet të ndihmojë në një zgjidhje përfundimtare të çështjes. Në përfundim, Rumbold dhe Gjosha çmuan rolin e medias në proçesit integrues të vendit tonë.Oranews.tv