Braçe: Të rihetohet vrasja e Azem Hajdarit, kanë dalë detaje të panjohura
Tiranë – Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të rihetohet vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari, pasi sipas tij, kanë dalë fakte të reja ndërkohë që nuk është zbardhur se cila ishte arsyeja e vrasjes.Në një postim në Fb, Braçe shkruan se duhet hetuar kjo “vrasje pa motiv, domethënë e pa hetuar dhe zbardhur plotësisht e Azem Hajdarit pasi ka fakte të reja, që hedhin dritë për një aspekt të përfolur, por të panjohur deri në këto detaje, tërësisht të pahetuar deri tani!”Po ashtu, Braçe ka ngritur pyetjes “Po kush do ta hetojë” dhe po vetë i ka dhënë përgjigje: “Nëse nuk e bën prokurori, ta bëjnë ministrat dhe agjencitë shtetërore të zbatimit të ligjit, ato që kanë për detyrë të hetojnë vrasësit. Vrasësit dhe oligarkët e regjimit të Sali Berishës janë ende në parlament,” – përfundon Braçe.Deputeti socialist nuk e ka sqaruar se cili është burimi i fakteve të reja rreth vrasjes.ar.sh/Oranews.tv