Arrestohet kryekomunari i Rrashbullit, dha leje abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës

Durrës - Lejet e ndërtimit dhënë 15 firmave në Shkëmbin e Kavajës, jashtë kritereve ligjore, kanë vënë në pranga sot, 7 persona: Kreun e komunës së Rrashbullit, Hysen Gashin dhe 6 persona të tjerë, si anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të komunës.Policia e Durrësit ka bërë të ditur se pas një hetimi disamujor nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, sot, u finalizua operacioni policor “Urbanistika". Si rrjedhojë, u arrestuan:1. Hysen Gashi,  57 vjeç, me detyrë Kryetar i Komunës Rashbull, Durrës.2. Viktor Ndreka, 48 vjeç, me detyrë ish-Drejtues i Zyrës së Urbanistikës së Komunës Rrashbull, Durrës.3. Vasil Gjoni, 53 vjeç, me detyrë punonjës pranë Zyrës së Urbanistikës të Komunës Rrashbull, Durrës.4. Sabri Aqif Troci, 59 vjeç, me detyrë ish-anëtar i KRRT-së pranë Komunës Rrashbull, Durrës5. Indrit Hamiti, 39 vjeç, banues në Durrës.Po ashtu dhe për caktimin e masave shtrënguese për shtetasit me inicialet E.Th, F.A dhe N.I.Arrestimi i këtyre shtetasve, thuhet në njoftimin e policisë,  u krye mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Regjistrimi i këtij procedimi ka ardhur si rezultat i denoncimeve dhe informacioneve të dërguara nga qytetarët e kësaj zone në Policinë e Shtetit dhe konkretisht në Komisariatin e Policisë Durrës, mbi ndërtimet pa leje që po kryheshin në zonën e plazhit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Lagjia 13, Durrës, të lejuara abuzivisht nga punonjësit e komunës Rrashbull.Mbi bazën e këtyre informacioneve janë kryer hetime të specializuara nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar, nga të cilat ka rezultuar se këta shtetas në rolin e Kryetarit dhe Anëtarëve të KRRT-së së Komunës Rashbull, në kundërshtim me ligjin dhe aktet ligjore që normojnë veprimtarinë në fushën e ndërtimit kanë miratuar sheshe ndërtimi dhe lejuar ndërtime për më shumë se 15  subjekte ndërtuese në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, Lagjia 13 Durrës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Nga hetimi ka rezultuar se, në të paktën 16 raste, këta zyrtarë kanë dhënë leje për ndërtim objektesh shumëkatëshe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku vendimi merret bazuar në ato të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Sipas ligjit, nëse një komunë apo bashki përfshin në territorin e saj dhe një zonë turistike, atëherë hyjnë në lojë autoritetet më të larta. Në rastin e komunës Rrashbull, rezulton se janë dhënë leje dhe në zona që nuk u takon, duke shkelur ligjin që nuk lejon ndërtime më afër se 300 metra nga bregu. Po ashtu, në pjesën perëndimore të rrugës Durrës-Kavajë, pikërisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës, vendimet merren nga KRRTRSH. Sipas akuzës, në rast të konstatimit të objekteve pa leje apo shtesave pa leje, nuk duhet të vendoset në KRRT, por duhet të bëhet denoncim pranë ALUIZNI-t.ar.sh/Oranews.tv