Aksident në aksin Librazhd-Qukë, makina përplaset me kamionin, plagoset një grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2014, 10:10
Një grua ka mbetur plagosur gjatë një aksidenti automobilistik në Librazhd. Ngjarja u regjistrua në orët e paradites së sotme në aksin Librazhd-Qukës, ku një kamion me targa LA 5249 A është përplasur me një automjet tip ‘Benz’ me targa KJ 2379 B.Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. E plagosura udhëtonte si pasagjere në makinën tip ‘Benz Mercedez’, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin e Prrenjasit.Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.