Elbasan, Ujësjellësi shton dy pompa të reja, normalizohet furnizimi me ujë
Elbasan - Stina e verës ka vënë në gjendje gadishmërie Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Elbasanit për të marrë të gjitha masat e nevojshme për furnizimin me ujë të qytetarëve, përfshirë shtimin e dy pompave të reja.Drejtori i Ujësjellësit, Altin Cenolli, ka vënë në dukje problematikën e hershme ndërmjet qytetarëve dhe këtij institucioni përsa i takon mosshlyerjes së faturave të përmuajshme që sipas tij janë rreth 2000 familje që janë debitore dhe se përballen me përmbarimin.Për Cenollin, shtimi i dy pompave të reja do të bëjë që qytetarët elbasanas të mos vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm.Ky institucion ka mjaft vështirësi lidhur me mbledhjen e të ardhurave për shkak se debitorët më të vjetër janë institucionet shtetërore, të cilat i detyrohen prej vitesh dhe se borxhi është mjaft i madh.Oranews.tv