Finalja e botërorit në fushën e Kryeministrisë, Rama: Shi, anullim loje
Tiranë- Ata që kishin menduar të ndiqnin Kupën e Botës në futboll në ekranin e madh pas fushës së Kryeministrisë kjo nuk do të ndodhë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes rrjetit social fb anullimin e videofinales për shkak të kushteve meterologjike të pafavorshme ,me shiun që pritet të vazhdojë të bjerë edhe nesër.“"ANULLIM LOJE" - Fatkeqësisht kushtet meteorologjike të pafavorshme me shiun që pritet të vazhdojë të bjerë edhe nesër, e bëjnë të detyrueshëm anullimin e videofinales së botërorit të organizuar në fushën e parkut të ri të kryeministrisë. Duke shprehur keqardhjen për këtë pamundësi objektive Ju urojmë të gjithë ndjekësve të kampinonatit një shikim të kënaqshëm të ndeshjes” shkruan Rama.Ftesa e Kryeministrit ishte kryesisht për maturantët dhe u bë po mbrëmjen që Kryeministri priti në Pallatin e Brigadave maturantët më të mirë të kryeqytetit.