Pushuesit shmangin Kunën, rruga e bregdetit të Shëngjinit penalizon turizmin

Lezhë- Ka mjaftuar pak shi që zona e Kunes në bregdetin e Shëngjinit të prezantojë një problematikë të hershme dhe shqetësuese.Segmenti që përshkon këtë vijë bregdetare është mbuluar nga uji. Lëvizja e mjeteve është vështirësuar, e kjo bën që turistët të shmangin pushimet në këtë zonë.Më të penalizuarit janë bizneset, të cilët përballen me vështirësi, të cilat askush nuk do t’i njohë. Pushuesit dhe banorët e Kunës shprehin indinjatën e tyre për situatën në këtë aks rrugor.Makinat duhet të futen në këto gropa për të vijuar rrugën drejt Kunes, kurse nga ana e tyre turistët dhe pushuesit mundohen ta shmangin këtë zonë, çka sjell uljen e numrit të turistëve, si rrjedhojë dhe uljen e të ardhurave në bizneset përreth.