Vlorë, Mojsi Meminaj zgjidhet kreu i ri i degës së PD-së

Vlorë- Me 260 vota në favor të tij, Mojsi Meminaj është zgjedhur kreu i ri i PD-së në Vlorë. Kanë qenë 434 nga 480 delegatë te PD-së në Vlorë, që i janë drejtuar sërish kutisë së votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës.Valbona Mezini dhe Mojsi Meminaj ishin dy kandidatët, të cilët u votuan nga demokratët në këtë garë balotazhi të dalë nga zgjedhjet e së mërkurës.“ Tashmë dihet që mazhoranca pas Tiranë ka instaluar shtabin e saj elektoral në Vlorë, ku deputeti i zonës është Kryeministër. Do jetë një sfidë dhe një opozitë e fortë, reforma kryesore do jetë ringritja e PD dhe strukturave të saj. Fitimi i besimit të humbur të qytetarëve, ne demokratët kemi mësuar nga gabimet tona dhe do mundohemi që të gjitha gabimet ti kthejmë në oportunitete.Në platformën për ringritjen e PD, shumë shpejt do dalim me grupe pune në terren. Sipas funksioneve të ndryshme , grupe pune për ekonominë, rendin, mjekësinë, arsimin. Grupet e punës do bëjnë një analizë të detajuar të gjithë situatës. Nuk do të merremi me premtimet e mazhorancës, por do shikojmë në terren se çfarë mungon” deklaroi Meminaj.Në total ishin 434 vota, prej te cilave 4 rezultuan të pavlefshme, ndërkohë që Moisi Meminaj është zgjedhur kryetar i PD-së Vlorë, duke marrë 260 vota, kundrejt 170 vota të marra nga Valbona Mezini.Më herët, të mërkurën demokratët vlonjatë zgjodhën edhe kryesinë e re. Kjo ishte faza e dytë e votimit, pasi ne gazen e pare 14 dandidatet asnjeri prej tyre nuk e suportoi 50 plus 1 perqindeshin sipas statutit me te ri te pd.