Gjirokastër, sekuestrohen 260 kg kanabis në një automjet, arratiset drejtuesi

Gjirokastër-Kapet një tjetër automjet me drogë në Gjirokastër. Sektori kundër narkotikeve në policinë e këtij qyteti në kuadër të operacionit të koduar “Erindi” ka sekuestruar gjatë mesnatës 260 kg marijuanë, e paketuar ne 24 thasë.Lënda narkotike u kap në një automjet tip ‘Renault’ me targa AA 243 ED, që po udhëtonte në aksin rural të Lunxhërisë. Drejtuesi i mjetit sapo vuri re që po ndiqej nga policia është futur në fshatin Erind dhe është përplasur me portën e një banese.Duke përfituar dhe nga errësira, ai ka braktisur menjëherë mjetin, duke u larguar në drejtim të paditur nepermjet bahçeve te fshatit. Sipas bluve, makina me lëndë narkotike doli nga rrethinat e Lazaratit në drejtim të Çajupit, për qëllim trafikimi.Policia ka identifikuar transportuesin e drogës dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.