Berat, OSBE takim për nxitjen e angazhimit të tyre në vendimarrje

Berat- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, organizoi një takim me gratë dhe vajzat e Beratit me qëllim rritjen numrit të grave të cilat duhet të angazhohen në politikë.Drejtoresha e Programimit Zhvillimit në bashkinë Lezhë, moderator e takimit për Beratin, Dile Nikolla, bëri me dije se ky është hapi i radhës i takimeve sensibilizuese që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në zgjedhjet e ardhshme vendore me qëllim që nga nëntë këshilltare që ka aktualisht këshilli bashkiak i Beratit, të shkojë në disa herë më shumë.Ky është takimi i dytë që prezenca e OSBE-së organizon në këtë qytet, në forumin horizontal dhe që synon të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat për një përfshirje dhe më të madhe në vendimarrje.