PD: Arben Ndoka i dënuar për prostitucion, ja dokumentat që vërtetojnë se ka qenë në burg
Tiranë- Partia Demokratike publikoi sot dokumentet zyrtare të dënimit nga Gjykata e Romës të deputetit Arben Ndoka nën akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “heqje të paligjshme të lirisë së personit”.Deputeti demokrat Arben Ristani në një dalje për mediat, tha se këto dokumente tregojnë qartë lidhjen e kryeministrit me krimin.“Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit.I rikujtojmë shqiptarëve se për ti hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në Parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve.Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës” tha ai.Deputeti Arben Ndoka sulmoi fizikisht deputetin demokrat Strazimiri gjatë seancës plenare të së enjtes. Për incidentin, ai u dënua nga byroja e Kuvendit me 7 ditë përjashtim nga Parlamenti, ndërsa Strazimiri mori vërejtje për të dytën herë.Deklarata e plotë e RistanitPo bëjmë sot publike para qytetarëve shqiptarë, dokumentat zyrtare që vërtetojnë lidhjen e Edi Ramës me krimin. Dokumentet zyrtare që vërtetojnë se përfaqësuesit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën.Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë.Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim.Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri.Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar.Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit.I rikujtojmë shqiptarëve se për ti hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në Parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve.Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës.Kjo është rilindja e Edi RamësFaksimail i vendimit te drejtorise se burgjeve qe deshmon denimin e Arben Ndokes
Kartela personale e tw denuarit Arben Ndoka ku tregohet denimi me 7 vite e 27 dite burg nga Gjykata e Romes
Faksimail i vendimit te Gjykates se Lezhes qe ben njohjen e vendimit te Gjykates se Romes