Cilësia e shërbimit zbraps turistët, por këtë vit ka më shumë të huaj se një vit më parë

Tiranë- Cilësia akomoduese në Shqipëri po krijon imazh negativ tek turistët e huaj.Kryetari i Unionit të Operatorëve Turistik Shqiptar, Sadik Malaj, shpjegon se cilësia e hoteleve shpesh ka krijuar probleme pasi yjet që ato mbajnë nuk korrespondojnë me shërbimin që ofrohet. Malaj kërkon që të ndërhyhet sa më parë për të ndryshuar gjendjen.“ Në shumicën e rasteve nuk përkon niveli i yjeve të hotelit me shërbimet përkatëse që kryhen nga personeli apo përditshmëria që bëhen në atë restorant apo hotel. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh”tha ai.Pavarësisht kësaj, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Malaj shpjegon se këtë vit numri i turistëve të huaj është rritur me 15-20 %.“Rritja praktikisht është rreth 15-20% në krahasim me çdo vit paraardhës, por që janë rritur shumë turistët anglezë, danezë, gjermanë, francezë e me radhë”.Por ku preferojnë që të kalojnë pushimet shqiptarët?Greqia dhe Turqia mbeten dy prej vendeve më të preferuara.“Tendenca e shqiptarëve janë plazhet e Turqisë, po kështu dhe kërkesa drejt plazheve greke”Ndërkohë vetë qytetarët shprehin rezerva për cilësinë e shërbimit në Shqipëri, por ka edhe nga ata persona që nuk kanë mundësi që të bëjnë pushime.