Pas shkarkimit si Dekan, Bajram Hysa: Vendim i nxituar dhe antiligjor

Tiranë- Një ditë pas pezullimit si dekani i Fakukteti të Mjekësisë, Bajram Hysa, e quan qëndrimin e rektorit Ali Refatllari si të nxituar dhe antiligjor.Dekani tha se në janar-prill në zyrat e tij erdhi një audit i Ministrisë së Arsimit, në të cilin thuhet se në këtë fakultet ka patur shkelje dhe parregullsi në procedurat e rekrutimit të personelit akademik, atij administrativ, në menaxhimin e arkivave, si edhe procedurat e dhënies me qera të pasurive shtetërore, të cilat kanë shkaktuar një dëm financiar në vlerën e 55 milionë lekëve.Por Dekani këto përfundime i hedh poshtë, pasi sipas tij nuk ka patur asnjë abuzim dhe se pretendimet e ngitura janë thjesht qëllimi i autoriteteve të arsimit për të emëruar njerëzit e tyre në këtë detyrë.Dekani i kërkoi Ministrisë së Arsimit të anullojë pezullimin e tij.Hysa tha se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje.