Panariti vizitë në kompaninë 'Rozafa Fish': Lehtësira për sektorin e peshkimit

Lezhë- Pas rikthimit nga "ICCAT" të kuotave të peshkut ton Shqipërisë, kanë nisur edhe investimet në mjete që mundësojnë peshkimin e tij në vendin tonë.Investimet e nisura nga kompania "Rozafa Fish" për peshkimin e pallagjikëve të mëdhenj janë inspektuar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Duke iu referuar sektorit të peshkimit, Panariti garantoi se do të ketë ndërhyrje për të lehtësuar barrën e madhe që ka peshkimi në Shqipëri.Ai ka falenderuar edhe administratorin e kompanisë "Rozafa Fish" Gjergj Luca, për investimin e bërë, i cili sipas tij do ti japë një tjetër zhvillim sektorit të peshkimit në vendin tonë.Ky investim lidhet me rikthimin e kuotave të peshkut ton komunitetit të peshkatarëve. Për administratorin e "Rozafa Fish" , Gjergj Luca, asnjëherë këto investime nuk janë të mjaftueshme për të patur zhvillimin e nevojshëm të këtij sektori.Kuoatat e e peshkut ton në Shqipëri janë rikthyer pas 7 vitësh dhe pritet që ti japin një zhvillim të madh industrisë së peshkimit kryesisht në zonën e Shëngjinit, e cila është përpunuesja më e madhe e peshkut.Ministri i Bujqësise, Edmond Panariti, është ndalur më pas në diskutime më peshktaret, ku janë prezantuar problemet e këtij sektori, dukë kërkuar edhe mbështetjen e Ministrisë.