Pollo: Rama frymëzues dhe udhëzues dhune, edhe Enveri fliste më “ëmbël”

Tiranë- Ndërsa Byroja dha ndëshkimin e saj për tre deputetët Ndoka, Ndreu dhe Strazimiri, deputeti demokrat Genc Pollo vlerëson se mazhoranca po e kthen në kulturë të saj dhunën në parlament.Në një intervistë për “Ora News”, Pollo bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij është frymëzues dhe udhëzues i dhunës. Në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes, ai solli dhe detaje mbi incidentin e së enjtes.“Nuk besoj që është një gjë e re ajo që ndodhi dje, është përsëritja e të njëjtit incident, fatkeqësisht kundër të njëjtit deputet të opozitës. Por do ishte gabim ti shikonim të shkëputura nga konteksti i përgjithshëm i vendit ku Kryeministri prej 9 muajsh flet jo me gjuhën e dikurshme të kryeopozitarit që dhe atëherë ishte e papranueshme, por me një gjuhë që edhe për një Kryeministër të një vendi të botës së tretë gjithashtu do quhej e papranueshme. Një gjuhë plot me urrejtje, plot mllef, nihilizëm, akuza nga alfa tek omega për opozitën, median që nuk i nënshtrohen dhe këdo tjetër që nuk e ka qejf, çfarë nuk është normale. Edhe Enveri në kohën e vet nxirrte zërin e popullit dhe nxirrte të tjerët dhe vetë përpiqej të ishte paksa më i dashur.Dhe kur thoshte fjalën e keqe e thoshte njëherë dhe buçonin të tjerët, jo se i mungojnë zotit.Rama, koret, apo konet, apo zagarët që të krijojë një kor të përgjithshëm të propagandës së vet. Por gjuha që ai përdor, fjalët që nxjerr nga goja, janë frymëzimi në mos qofshin dhe udhëzimi specifik i incidenteve që ndodhin. Kur një deputet socialist me precedent penal dhe nuk është as i pari as i vetmi, ngrihet dhe godet pas një fjalimi që evidenton probleme të rendit publik dhe kriminalitetit, i evidenton me objektivitet. Ngrihet në korridorin anës sallës së parlamentit, i shkon pa paralajmërim dhe e godet me grusht. Ka vajtur, e ka tërhequr për krahu ndërkohë që ai po fliste me telefon me një tjetër dhe e ka goditur në ballë, fatmirësisht jo në ndonjë vend tjetër që e ka dëmtuar.Ndërkohë që deputeti tjetër Pjerin Ndreu, unë jam ndodhur vetë aty. Arrita më vonë pasi Ndoka kishte goditur Strazimirin dhe isha i pranishëm kur Pjerin Ndreu erdhi gjithashtu për tu konfrontuar dhe qëllova mes tryre dhe besoj që kontribuova për të mos shkuar në shkëmbim fizik. Por ky është një detaj anekdatik i ngjarjes. Thelbi politik është se kemi të bëjmë me një mazhorancë, me kreun e saj të parë që është frymëzues,nxitës dhe mendojmë udhëzues i dhunës kundër opozitës dhe kujdo tjetër që nuk i bindet. Si dhe Meta që bën më i qetë dhe i paqtë, por me veprimet dhe mosveprimet e veta i shërben Edi Ramës dhe kësaj fryme dhune dhe urrejtje.Nuk ka qenë kështu 8 vitet e shkuara. Ka pasur shkëmbime verbale. Nëse ka pasur dhunë në parlament, viktimë e saj ka qenë Edi Paloka që sot është krytar i grupit parlamentar dhe nuk ktheu dorë me sens kavalaresk, se parlamenti është dhe për të folur, për të kritikuar, ndonjëherë teprohet edhe për tu sharë, por nëse bëhet dhunë në parlament çfarë do të ndodhë nesër në rrugë”.Pollo deklaroi se për asnjë moment deputetët të opozitës nuk kanë mbajtur ndonjë fjalim që të jetë nxitur dhunë.Duke iu referuar shkeljes së etikës në parlament nga Berisha, deputeti demokrat tha se ai për një citim mori 10 ditë përjashtim nga parlamenti, ndërsa në rastin e djeshëm seanca vijoi si të mos kishte ndodhur asgjë.“Berisha është deputet, padyshim që është ish-Kryeministër dhe ish-kryetar historik i PD dhe më gjerë.Por ai ka rolin e tij denoncues ndaj të gjitha shkeljeve dhe janë jo pak, me forcë, informacion, përvojën e atij që ka qeverisur për 8 vjet. Ndërkohë që kryetari dhe kjo i volit vetëm të majtës të vihet në diskutim dhe propagandës së saj, kryetari i PD është Lulzim Basha, pak a shumë drejtimet dhe vendimet është ai që i merr. Nuk ka pasur ndonjë fjalim të opozitës që të jetë nxitur dhuna, mund të ketë pasur fjalë të ashpra dhe të forta.Berisha ju referua një bisede që kishte ndodhur mes Ministrave socialistë. Nuk ka ndodhur që një deputet i opozitës sado muskuloz të jetë të shkojë dhe të godasë një deputet të mazhorancës. Nuk ka ndodhur që dje PD në mazhorancë, një deputet i saj sado i fuqishëm të jetë nga krahët dhe këmbët të shkojë dhe godasë një deputet të opozitës , asokohe PS. Kjo ndodh me Edi Ramën Kryeministër, që është vetë avokat nxitës, frymëzues i dhunës përmes shprehjeve plot urrejtje. Nuk dua ta ekzagjeroj, por masakrat e genocidit që janë bërë me gjuhën e urrejtjes kanë filluar”.Nëse ka apo jo elementë kriminalë të veshur me mandatin e deputetit edhe në grupin demokrat , Pollo u përgjigj:“Ka apo s’ka e tregojnë dokumentat. Unë po them ata elementë kriminalë , pas fjalimeve të dhunshme të Edi Ramës, ndoshta pas shkeljes së syrit, udhëzimit me sms apo tjetër mjet, ngrihen dhe grushtojnë deputetët e opozitës që bëjnë detyrën e tyre politike”.Kreu i Komisionit të Medias thotë se skena të tilla në parlament kanë për qëllim të zhvendosin vëmendjen nga problemet e vendit. Ndërkaq bojkoti nga ana e PD-së sipas tij tregon anormalitet.“Zgjedhjet nuk janë ndonjë problem i madh. Duhet ta pranojmë që dhuna në parlament është shenjë e kriminalizimit të shtetit. Harrova të them dhe një element , që radha e Drejtorëve që kuaklifikim të vetëm kanë ose burgun e bërë në Greqi, Itali apo Shqipëri, ose që janë në ndjekje penale, ose janë të kallëzuar, i shtohen dhe elementët e kriminalizimit të shtetit. Të tëra këto fshehin një problem shumë të madh, papunësia është në rritje, që varfëria është në rritje, s’ka një koncept ekonomik, që ka një rritje borxhi që do paguhet nesër nga shqiptarët.Çdo bojkot e ka një arsye, nuk është një armë që mund të përdoret njëherë, por tregon që ka një anormalitet. Zoti Berisha u penalizua me 10 ditë për një fjalë goje. Dje në mënyrë të paprovokuar deputetin Strazimiri ngrihet një deputet me precedent penal që nuk iu përmend emri në mënyrë të shprehur dhe shkon e godet me grusht pa e paralajmëruar dhe Meta bën pushim 24 orë, fle gjumë, vazhdon seancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.Duke komentuar 300 ditët e qeverisjes Rama-Meta, ai vlersoi si pozitive vetëm ndërhyrjen e policisë në Lazarat edhe pse shprehu rezerva mbi faktin nëse në pranga përfunduan vërtet “bosët” e drogë.