Vlorë, Moisi Meminaj, kreu i ri i i degës së PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2014, 20:57
Vlorë - 434 nga 480 delegatë të PD-së së Vlorë i janë drejtuar sërish në mesditë, kutisë së votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës.Valbona Mezini dhe Moisi Meminaj ishin dy kandidatët, që u votuan nga demokratët në këtë garë balotazhi të dalë nga zgjedhjet e së mërkurrës.Procesi u mbikqyr nga i dërguari nga qendra, Enkelejd Alibeaj. Votimi zgjati deri rreth orës 17.00 më tej u krye normalisht procesi i numërimit.Në total ishin 434 vota, prej të cilave 4 rezultuan të pavlefshme, ndërkohë që Moisi Meminaj është zgjedhur kryetar i PD-së Vlorë, duke marrë 260 vota kundrejt 170 votave të marra nga Valbona Mezini.Më herët, të mërkurën, demokratët vlonjatë zgjohen edhe kryesinë e re.Oranews.tv