Mbytja e anijes në Korenë e jugut, faji edhe i qeverisë

Ministria e Brendshme në Korenë e Jugut ka thënë se mbytja e tragetit më 16 prill në Seul, është pjesërisht faji i neglizhencës dhe korrupsionit të qeverisë.Në një njoftim zyrtar, Ministria e Brendshme sqaron se tragjedia ndodhi edhe për shkak të inspektimeve të pakta të kryera nga ana e autoriteteve zyrtare dhe për shkak të neglizhencës dhe kontrolleve të munguara të rojeve bregdetare.Ministria bëri të ditur gjithashtu se deri më tani 11 zyrtarë të lartë janë arrestuar dhe do të përballen me akuzat e korrupsionit dhe për mos reagim në kohë për një tragjedi të tillë.Pas mbytjes së tragetit në 16 prill, humbën jetën 304 pasagjerë, shumica prej tyre studentë të një shkolle të mesme. 293 tjerë të pajetë u nxorrën nga trageti ndërsa pjesa tjetër ende sot rezultojnë të zhdukur, ndonëse opercionet e kërkimit ende vijojnë.Kjo tragjedi e mbajti vendin për ditë me rradhë në zi kombëtare ndërsa nuk munguan në publici kritikat ndaj qeverisë së Park Guen Yi.Në Korenë e Jugut tashmë po zhvillohen dy gjyqe paralele, një ndaj kapitenit të anijes dhe anetarëve të ekuipazhit dhe një tjetër ndaj pronarëve të anijes turistike.