Lezhe, aksidentohet këmbësorja, largohet drejtuesi i mjetit
Lezhë-Një grua rreth rreth të 50-tave ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet në qytetin e Lezhës.Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm ne dalje të Lezhës tek stacioni i furgonave që nisën për në qytetin e Shkodrës.50-vjeçarja identiteti i së cilës ende nuk dihet për shkak se nuk ka patur asnje mjet identifikimi me vetë ka qenë duke zbritur nga një furgon teksa i ka prerë rrugen nje automjeti.Përplasja ka qenë e forte duke e lënë të plagosur rëndë atë, ndërsa automjeti pas akdidentit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.E plagosura është derguar nga kalimtarë të rastesishëm në spitalin e Lezhës ku pasi ka marrë ndihmën e parë është trasportuar për në spitalin e Traumes në Tiranë nga ku mesohet se është në gjendje kritike për jetën.Policia është vënë menjehere në ndjekje të automjetit i cili shkaktoi aksidentin por pa mundur ende ta ndalojë atë.Nga ana tjëtër është bërë e ditur se nga hetimet e kryera deri më tani shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e menjëhershme e rruges nga 50-vjeçarja si dhe levizja me shpejtësi e automjetit.