Lëvizjet e reja, emërohen 5 drejtorë të rinj në Policinë Kufitare

Në radhët e Policisë Kufitare nisën ndryshimet. Diën e sotme u emëruan pesë drejtorë të rinj të Policisë Kufitare në 5 qarqe të vendit .Sakaq, Fran Kaçorri emërohet si drejtor i Policisë Kufitare në Tiranë, ndërsa Rakip Kazani, drejtor i Policisë Kufitare në qytetin e Durrësit..Në krye të Policisë Kufitare në Kukës u vendos Dashamir Spaho. Ndërkohë, Gëzim Goxhi, emërohet në qytetin e Korçës si drejtor i Policisë Kufitare dhe Ilmi Hoxha në qytetin e Vlorës.