Veliaj prezanton draftin për ish-të përndjekurit, opozita: Demagogji

Qeveria ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimet e të përndjekurve. Sipas ministrit Veliaj ky ligj nuk ka ndryshime në thelb por thjesht synon t’i japë një fytyrë njrëzore kësaj çështje duke favorizuar të përndjekurit që janë gjallë.“ Kishin 8 vjet mundësi për ta ndryshuar atë, nuk ndryshoi, tani po e ndryshojmë ne. nuk ka nevojë për ta politizuar, bëhet fjalë për t’i kthyer fytytën njerëzore një ligji që ishte ç’njerëzor, një ligji që bënte pagesa sipas dosjeve dhe jo sipas njerëzve”, tha Veliaj.Por për opozitën këto ndryshime janë vetëm një demagogji .Sipas deputetit Ridvan Bode në 300 ditë qeveria ka shpërndar vetëm 620 mijë dollarë.“Përbëjnë në thelbin e tyre një demagogji therëse, tallje, me këtë shtresë prej 300 ditësh në pushtet e majta nuk ka gjetur kohë, nuk ka gjetur mundësi, edhe psë ka marrë një hua prej 1.5 miliardë dollarësh, të paguajë jo më shumë se 620 mijë dollarë për të përndjekurit politikë”, tha Bode.Kjo ka shkatuar debate në komision pasi sipas Erjon Braçes janë shpërndarë pak para, pasi qeveria e PD-së la buxhetin bosh.Erjon Braçe: Personat që janë gjallë duhet të marrin këstin e parë apo nuk duhet ta marrin?Ridvan Bode: Sigurisht që duhet ta marrin kundrejt ligjit.Erjon Braçe: E pra, këtë bën projektligji.Ridvan Bode: Po pse kush e përjashtonte këtë, e përjashtonte ligji i parë?Erjon Braçe: Po nuk ua ke dhënë, 8 vjet rresht nuk iu ke dhënë asnjë qindarkë dhe kanë vdekur pa e marrë atë këst.Ridvan Bode: Jo, nuk është ashtu.Debate në komision u shkaktuan edhe midis deputetit Edmon Spaho dhe ministrit Veliaj. Sipas Spahos kjo qeveri nuk mban premtimet e dhëna.Minsitri Erjon Veliaj paralajmëroi se do të çojë në gjykatë të gjithë ata persona që kanë abuzuar me çështjen e ish-të përndjekurve duke iu referuar Fatmir Hoxhës.